Ndërlidhjet

BE: Pjesa më e madhe e imigrantëve ilegal nisen për në Itali


Agjencia e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e kufijve, Frontex, thotë se rrjedha kryesore e imigrantëve ilegalë, që synojnë të hyjnë në BE, tash ka ndryshuar në mënyrë dramatike dhe nuk po vjen nga kufijtë e Greqisë, por nga ishujt e Italisë, për shkak të konfliktit në Afrikën e Jugut.

Zëvendës drejtori i agjencisë Frontex, Gil Arias Fernandez, tha sot se 22600 kalime ilegale të kufirit ishin zbuluar në kufijtë e Italisë, kryesisht në ishullin Lampedusa, në tre muajt e parë të këtij viti, prej gjithsej 33 mijë kalime në BE.

Në Greqi janë shënuar 7200 hyrje ilegale në të njejtën periudhë, por në vitin 2010 ky numër ishte 13085 përpjekje për hyrje në Greqi.

Në tre muajt e parë të vitit të kaluar, vetëm 147 imigrantë ilegalë janë zbuluar në përpjekjet e tyre për hyrje në Itali.
XS
SM
MD
LG