Ndërlidhjet

Izraeli: Personi i arrestuar në Egjipt nuk është spiun


Izraeli sot i ka hedhur poshtë pohimet se personi me shtetësi amerikane dhe izraelite, i arrestuar në Egjipt, është spiun.

Ministri i jashtëm i Izraelit, Avigdor Lieberman, tha se personi Ilan Grapel, ishte student që “nuk ka lidhshmëri me asnjë agjenci të inteligjencës, as në Izrael, as në Shtetet e Bashkuara, dhe as në Mars”.

Grapel, 27 vjeçar, ishte arrestuar të dielën në Egjipt, dhe është urdhëruar mbajtja e tij për 15 ditë.

Egjipti ka dyshime se ai është spiun i Izraelit, i cili rekruton agjentë dhe i monitoron zhvillimet nga të cilat u përmbys ish presidetni Hosni Mubarak.

Familja e tij thotë se Grapel është student i drejtësisë, që po punonte për një organizatë humanitare në Kajro.

Ministri Lieberman tha se shpreson se incidenti, të cilin ai e përshkruajti si “gabim ose sjellje bizare” nga ana e Egjiptit, do të mbyllet së shpejti.
XS
SM
MD
LG