Ndërlidhjet

Bjellorusi: Presidenti nuk do të lejojë protesta të mëtejshme


Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Llukashenka, tha sot se ai do “të sulmojë ashpër” kundër çfarëdo protestash të mëtejshme në vendin e tij.

Bjellorusia po ballafaqohet me krizë të thellë ekonomike, e cila ka çuar në devalvim të monedhës dhe në inflacion të lartë.

Të dielën policia me forcë e ndali një protestë të motoçiklistëve në kufirin me Poloninë, të cilët kërkonin që autoritetet ta tërhiqnin vendimin për kufizimin e sasisë së karburantit dhe për mallrat e tjera, që mund të merren jashtë Bjellorusisë.
XS
SM
MD
LG