Ndërlidhjet

Hoxhaj e Gordon diskutojnë për Kosovën


Enver Hoxhaj gjatë konferencës së Ballkanit Perëndimor në Sarajevë
Enver Hoxhaj gjatë konferencës së Ballkanit Perëndimor në Sarajevë
Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Filip Gordon, theksoi se Shtetet e Bashkuara do ta vazhdojnë ndihmën e pakursyer për popullin e Kosovës.

“Kosova është shtet stabil, i pavarur dhe shumetnik dhe dialogu teknik duhet t’i zvogëlojë diferencat në mes të Kosovës dhe Serbisë”, tha Filip Gordon, njofton Ministria e Jashtme e Kosovës.

Këto komente ai i bëri gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, në Sarajevë.

Enver Hoxhaj dhe Filip Gordon diskutuan për proceset e veçanta ndërkombëtare rreth Kosovës dhe ndihmën e gjithanshme që Shtetet e Bashkuara po e japin në drejtim të përmbylljes së suksesshme të tyre.

Në këtë aspekt, në njoftim, theksohen procesi i njohjeve, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare dhe proceset integruese të Kosovës në strukturat evroatlantike.
XS
SM
MD
LG