Ndërlidhjet

logo-print

EULEX dënon me 15 vjet burg personin që vrau një shtatzënë


Një panel i gjykatësve të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë i shqiptoi dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 15 vjetëve Daut Rexhepit për vrasje të rëndë dhe posedim dhe përdorim të paautorizuar të armëve.

“Më 26 nëntor 2007, Daut Rexhepi e qëlloi për vdekje Elfete Haziri-Beqiri. Rexhepi e kishte ditur se ajo ishte shtatzënë”, thuhet në njoftimin për media të Zyrës për Informim të EULEX-it.

Vendimi i panelit, thuhet se është bazuar në marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë e cila ishte nënshkruar nga palët më 6 qershor dhe ishte pranuar nga Gjykata e Qarkut në Mitrovicë javën e kaluar, më 7 qershor.

Meqenëse dënimi i shqiptuar nga gjykata nuk e kalon kohëzgjatjen e burgimit prej 13 – 15 vjet sipas propozimit në marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë, andaj kundër këtij vendimi nuk mund të ushtrohet ankesa.
XS
SM
MD
LG