Ndërlidhjet

Kanadaja njeh Këshillin Tranzitor të Libisë


Kanadaja tha se do të njohë këshillin e kryengritësve në Libi, si përfaqësues të vetëm të shtetit, duke u rreshtuar kështu pas disa shteteve tjera, që ndërmorën këtë veprim pasi një gjë të tillë e bëri e para Franca.

Ministri i Punëve të Jashtme, Xhon Berd tha para parlamentit se “tash e tutje Kanadaja do ta njohë Këshillin Kombëtar Tranzitor si përfaqësues legjitim të popullit të Libisë”.

Berd bëri këto komente, ndërsa kërkoi edhe zyrtarsisht zgjatjen e kontributit të Kanadasë në misionin e NATO-s në Libi.

Reuters raportoi se miratimi është i siguruar pasi që qeveria konservative e ka shumicën në parlament.
XS
SM
MD
LG