Ndërlidhjet

NATO: Kemi mjaft resurse për misionin në Libi


NATO tha se ka mjaft burime për të vazhduar fushatën ajrore në Libi, pavarësisht frikës së aleanca mund të ketë mungesë mjetesh.

Zëdhënësja e NATO-s Oana Lungesku tha se “është e qartë se NATO ka mjaft resurse që të vazhdojë me presionin”.

Kjo siguri vjen disa ditë pasi që sekretari amerikan në largim i mbrojtjes Robert Gejts, tërhoqi vërejtjen aleatëve të NATO-s, duke thënë se shkurtimi i buxhetit ushtarak do ta vë në rrezik edhe misionin në Libi, por edhe të ardhmen e aleancës.
XS
SM
MD
LG