Ndërlidhjet

Franca kundër martesës së homoseksualëve


Ligjvënësit francezë kanë hedhur poshtë një projekt-ligj të paraqitur nga Partia opozitare Socialiste, i cili kërkonte legalizimin e martesës së personave të gjinisë së njëjtë, me gjithë mbështetjen në rritje të publikut për të drejtat e homoseksualëve.

Asambleja Kombëtare hodhi poshtë atë më 293 vota, kundrejt 222 sa ishin pro.

Votimi reflekton kundërshtimet ndaj martesës së homoseksualëve në mesin e qeverisë konservative të presidentit Nikolas Sarkozi.

Në fillim të këtij viti, gjykata më e lartë e Francës vendosi se ligji që ndalon martesën e homoseksulaëve nuk shkel kushtetutën.

Gjykata Kushtetuese tha se për çdo ndryshim mund të vendosë parlamenti.
XS
SM
MD
LG