Ndërlidhjet

Rama: Kolegji nuk dha drejtësi


Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka kundërshtuar rinumërimin e pjesshëm të kutive, duke insistuar se “fitorja” e tij e 8 majit është “grabitur”.

Kolegji Zgjedhor ka marrë një natë më parë një vendim për ankesën e Partisë Socialiste lidhur me rezultatin e Tiranës që shpall fitues Lulzim Bashën.

Vendimi urdhëron Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të hapë kutitë për kryetarin e Bashkisë së kryeqytetit për një rinumërim të votave të kontestuara.

Rama ka thënë se kolegji nuk ka marrë vendimin e drejtë.

“Dje ne nuk morëm drejtësinë që kërkuam. Dëgjuam një vendim të turbullt, ku duket se pranohen një pjesë e pretendimeve tona, por vuloset po ashtu padrejtësia që e degjeneroi procesin pas numërimit publik të votave që na nxori fitues. Kolegji s’pati kurajën të shohë në sy të gjithë të vërtetën, po njëkohësisht nuk mbylli plotësisht sytë përpara rezultatit të manipuluar të KQZ-së që nxori humbësin fitues dhe nuk pranoi ta vulosë atë”, ka thënë Rama.

Pritet që procesi i rinumërimit të përfshijë mbi 80 për qind të qendrave të votimit në Tiranë, nga 485 gjithsej.
XS
SM
MD
LG