Ndërlidhjet

Hidhen poshtë akuzat ndaj aktivistit rus


Një gjykatë e Moskës i ka hedhur poshtë akuzat kundër një aktivisti për shpifje ndaj liderit çeçen, Ramzan Kadirov. Gjykata ka vendosur se rasti kundër Oleg Orlov i cili e kishte akuzuar Kadirovin se është përgjegjës për vrasjen e një aktivisti në Çeçeni janë hipotetike dhe nuk përbëjnë shpifje.

Orlov, pjesëtar i grupit “Memorial”, ka thënë se akuzat kanë pasur për qëllim që të minojnë punën e organizatës, e cila rregullisht e ka akuzuar Kadirovin se ka mbikqyrur vrasjet , kidnapimet, torturat dhe llojet e tjera të dhunës në Çeçeni.

Përfaqësuesi i Kadirovit në gjykatë, Andrei Krasnekov, ka thënë se ata do t’i parashtrojnë ankesë gjykatës së apelit për vendimin “e padrejtë”.
XS
SM
MD
LG