Ndërlidhjet

Pakistani arreston pesë informatorë të CIA-s


Mediat amerikane raportojnë se agjencia kryesore e inteligjencës së Pakistanit i ka arrestuar pesë pakistanezë që dyshohet se i kanë ndihmuar Agjencisë Qëndrore të Inteligjencës amerikane, CIA, para se forcat speciale amerikane e kanë kryer operacionin e vrasjes së liderit të Al Kaidës, Osama bin Laden.

Një raport i gazetës, Nju Jork Tajms, citon një zyrtar anonim amerikan duke thënë se ata që janë burgosur përfshijnë një major të ushtrisë pakistaneze që i kishte kopjuar tabelat e regjistrimit të veturës që e kanë vizituar bin Ladenin në vendbanimin e tij në Abotabad, disa javë para 2 majit kur u realizua operacioni amerikan.

Raportet thonë se fati i informatorëve të CIA-s, mbetët i paqartë pas arrestimit të tyre. Mediat amerikane raportojnë se Drejtori i CIA-s, Leon Paneta, e ka ngritur çështjen e këtij arrestimi gjatë vizitës së tij në Islamabad, javën e kaluar, kur ai u takua me zyrtarë të lartë të shërbimit sekret dhe ushtrisë pakistaneze.

Zyrtarët thonë se marrëdhëniet SHBA-Pakistan, janë keqësuar edhe më tej pas operacionit të 2 majit derisa forcat amerikane kanë hyrë në brendi të territorit pakistanez, e kanë vrarë bin Ladenin dhe i kanë marrë trupin.
XS
SM
MD
LG