Ndërlidhjet

Greqia përballë një greve të re nga sindikatat


Sindikata më e madhe e Greqisë ka bërë thirrje për një grevë tjetër 24 orëshe për të protestuar kundër përpjekjeve të qeverisë socialiste që të aprovojë shkurtimet buxhetore për shtetin i cili është goditur nga borgjet e mëdha.

Mijëra aktivistë dhe sindikalistë janë betuar që të mblidhen në përballë ndërtesës së parlamentit në Athinë që të bllokojnë qasjen në asamblenë legjislative para se deputetët të fillojnë diskutimet në nivelin e komiteteve çështjen e shkurtimeve buxhetore.

Kryeministri grek, George Papandreu, duhet të bëj presion për miratimin e një plani të ri taksash, shitjen e pronave shtetërore dhe uljen e shpenzimeve që të vazhdoj të përfitoj fonde nga BE-ja dhe FMN-ja.

Të dy organizatat, BE-ja dhe FMN-ja, e kanë kushtëzuar lëshimin e kistit të radhës të pakos shpëtuese prej 110 miliardë eurove me aprovimin e programit për vitet 2012 – 2015, të cilën sindikalistët po e kundërshtojnë.
XS
SM
MD
LG