Ndërlidhjet

Një muaj paraburgim më shumë të akuzuarve të rastit Kleçka


Gjykata e Qarkut në Prishtinë u ka zgjatur për një muaj paraburgimin pesë të akuzuarve për rastin Kleçka, ndërsa për tre të tjerë vazhdohet masa e arrestit shtëpiak. Vendimi u është kumtuar sot palëve mbrojtëse dhe është konfirmuar për radion Evropa e Lirë nga avokati Bajram Tmava.

Zgjatja e paraburgimit, pasoi kërkesën e prokurorit të EULEX-it, Muarizio Salustro i cili kërkoi jo 1 por 2 muaj tjerë paraburgim për të pandehurit.

Ndërkohë, për të akuzuarit e tjerë të cilët gjenden në arrest shtëpiak, është kërkuar vazhdimi i kësaj mase.

Rasti Kleçka përfshinë edhe dyshimet dhe akuzat ndaj deputetit Fatmir Limaj për krime lufte, por ndaj tij gjykata nuk mund të shqiptoj masa të tilla përderisa atë e mbron mandati dhe imuniteti i deputetet.
XS
SM
MD
LG