Ndërlidhjet

logo-print

Militantët e dyshuar si pjesëtarë të Al Kaidës, avancojnë në Jemen


Zyrtarët e sigurisë së Jemenit, thonë se militantët islamik kanë filluar një sulm befasues sot në pjesën jugore të Huta-s, duke marrë nën kontroll disa nga lagjet e qytetit pas përleshjeve të armatosura në mes të forcave qeveritare dhe militantëve.

Zyrtarët thonë se militantët që besohet se janë anëtarë të Al Kaidës, kanë hapur zjarr në drejtim të forcave të sigurisë edhe në zona të tjera, siç është qyteti Aden.

Sulmet e sotme ndodhën një ditë pasi Uashingtoni ka shprehur shqetësimin rreth trazirave të vazhdueshme në Jemen, sidomos për lidhjet e militantëve të Al Kaidës në shtetin arab dhe kryengritësve al Shabab në Somali.

Protesta të mëdha kundër regjimit të Presidentit të Jemenit, Ali Abdullah Saleh, janë duke u mbajtur në këtë vend që prej muajit shkurt. Presidenti që për 33 vjet po qëndron në pushtet, momentalisht është në Arabi Saudite, për trajtimin e lëndimeve që ju shkaktuan gjatë një sulmi që ju bë pallatit presidencial në kryeqytetin Sana.
XS
SM
MD
LG