Ndërlidhjet

logo-print

Vetëvendosje paralajmëron protesta


Kosovo - Albin Kurti, leader of "Vetevendosje" organization, 25Apr2008

Kosovo - Albin Kurti, leader of "Vetevendosje" organization, 25Apr2008

Lëvizja Vetëvendosje paralajmëroi mbajtjen e një proteste paqësore në Prishtinë të mërkurën e ardhshme, më 22 qershor, me moton “Me protesta kundër hajnisë”.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha se protesta drejtohet “kundër hajnisë së qeveritarëve ndaj pronës dhe ardhmërisë së qytetarëve”. Ai theksoi se ka shumë arsye pse qytetarët e Kosovës duhet të dalin në protesta.

Sipas kurtit, vjedhja është e organizuar nga Qeveria, nga e cila nuk kursehet buxheti, pasuria, e as territori i Kosovës.
Buxheti po vidhet me korrupsion e tenderë, pasuria po vidhet me privatizimin e egër, kurse territori po vidhet në negociata me Serbinë.


Buxheti po vidhet me korrupsion e tenderë, pasuria po vidhet me privatizimin e egër, kurse territori po vidhet në negociata me Serbinë. Kjo Qeveri, që pasuritë dhe tokën e Kosovës i konsideron si barrë, nga e cila duhet të lirohet, paraqet barrë për popullin dhe shtetin tonë”, u shpreh Kurti.

Pas aktakuzave të ngritura ndaj disa udhëheqësve të ndërmarrjeve publike, Kurti tha se po i ngushtohet rrethi edhe kryeministrit Thaçi. Madje, ai nënvizoi se kryeministri Thaçi mund të mbetet në pushtet vetëm përmes këtyre manipulimeve.

Duke qenë i izoluar dhe shantazhuar, kryeministrit Thaçi po i ngutet që t’ia japë korporatës 'Bechtel & Enka' edhe autostradën Prishtinë – Shkup, ta shesë PTK-në, ta shesë KEK-un, ta likuidojë Trepçën për ta shitur edhe atë dhe t’ua japë autonominë speciale veriut dhe enklavave me shumicë serbe. Vetëm duke dhënë pasuri dhe territor të Kosovës, ky kryeministër mund të marrë ditë të reja në pushtet”, theksoi Kurti.

Paralajmërimet për protesta janë komentuar edhe nga krerët e Qeverisë së Kosovës. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se çdokush ka të drejtë të protestojë, por protestat duhet të organizohen duke i respektuar edhe ligjet ekzistuese.
Hajredin Kuçi

Kosova është vend demokratik dhe çdokush në Kosovë ka të drejtë që ta shprehë mendimin e vet, vullnetin e vet, mënyrën e reagimit të vet në kuadër të normave dhe ligjeve. Perceptimet janë të dallueshme, sepse jemi parti të ndryshme, kemi koncepte të ndryshme, por kjo nuk do të thotë që Qeveria ia ngulfat të drejtën dikujt që në mënyrë demokratike të protestojë”, deklaroi Kuçi.

Deri në ditën e protestës, Vetëvendosje paralajmëroi se do t’i kontaktojë edhe organizatat nga shoqëria civile të interesuara për pjesëmarrje.

Vetëvendosje është subjekti i dytë opozitar për kah numri i deputetëve në Parlamentin e Kosovës.
  • 16x9 Image

    Zijadin Gashi

    Zijadin Gashi, i lindur më 1973 në Prishtinë. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 1997, duke u angazhuar fillimisht nëpër mediat lokale. Si korrespondent i Radios Evropa e Lirë punon që nga maji i vitit 2001. Kryesisht ka mbuluar aktualitetin politik në Kosovë.

    Nga 1 shkurti 2016, është emëruar shef i Byrosë së Radios Evropa e Lirë, në Prishtinë. Ai është i martuar dhe ka 3 fëmijë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG