Ndërlidhjet

Vazhdojnë sulmet e aeroplanëve amerikanë pilotë në Pakistan


Zyrtarët e shërbimit sekret pakistanezë dhe banorët lokal thonë se aeroplanët amerikanë pa pilotë kanë sulmuar me raketa Vaziristanin jugor sot, sulmet më të fundit këto në një seri sulmesh që janë bërë në këtë zonë të kontrolluara nga fiset, përgjatë kufirit me Afganistanin.

Dy raketa duket se e kanë goditur zonën që kontrollohet nga grupi Mullah Nazir, një nga grupet me ndikimin më të madh të grupeve ushtarake që janë përfshirë në luftime kundër forcave amerikane përgjatë kufirit me Afganistanin.

Dy raketa të tjera e kanë pasur si cak një veturë që përdorej nga militantët në të njejtën hapësirë.

Ende është e paqartë nëse ka pasur viktima apo jo. SHBA-të i kanë rritur sulmet ndaj caqeve ushtarake në zonën finsore në Pakistan, përgjatë kufirit me Afganistanin.
XS
SM
MD
LG