Ndërlidhjet

Eskalon në dhunë protesta e sindikatave greke


Policia greke ka hedhur gazë lotsjellës ndaj mijëra demonstruesve në hapësirën para parlamentit grek në Athinë, demonstrues këta që ishin mbledhur për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj masave të reja të shkurtimeve buxhetore.

Raportohet për 20 mijë demonstrues që janë mbledhur para legjislativit grek, në qendër të Athinës. Punëtorët nga sektori privat i vendit dhe sindikata e sektorit publik janë bashkuar në një grevë 24 orëshe.

Qeveria duhet të shtyjë para një plan të ri taksash, shkurtimet e shpenzimeve dhe të shesë prona që i takojnë shtetit nëse ka dëshirë që të përfitojë fondet e BE-së që të shmang pamundësinë për të kthyer borgjin. BE-ja dhe FMN-ja e kanë kushtëzuar kistin e radhës të pakos shpëtuese prej 110 miliardë eurosh me miratimin e masave të reja që po diskutohen sot në Athinë.
XS
SM
MD
LG