Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdojnë protestat e serbëve të veriut të Kosovës


Banorë lokal të Zubin Potokut sot, nga ora 8 deri në orën 10 e kanë mbajtur të bllokuar hyrjen e stacionit policor të komunës së tyre, për shkak të ndryshimit të komandantit të stacioneve policore në veri. Protesta lajmërohet se është zhvilluar pa incidente.

Pjesëmarrësve iu bashkuan edhe biznismenë të cilët që një muaj protestojnë kundër arrestimit të Jevro Panteliqit. Të njejtit kërkojnë edhe mos zbatimin e ligjit të Kosovës.

Udhëheqësi i ndërmarrësve të Zubin Potokut, Ratomir Bozhoviq, i ka thënë agjencisë së lajmeve BETA, se përfaqësuesit e EULEX-it, ju kanë premtuar atyre që sot nuk do dal në punë komandanti i ri i stacionit policor të Zubin Potokut.

Sipas tij, protesta do të vazhdoj nëse kjo gjë ndodhë gjatë ditëve në vijim, pasi një komandant i ri nuk mund të emërohet pa pëlqimin e autoriteteve lokale që ndryshe njihen si strukturat paralele.

Edhe banorët e pjesë veriore të Mitrovicës, dje kanë organizuar miting në qendër të qytetit për të kundërshtuar vendimin që në atë pjesë të qytetit të fillojë punën komandanti i stacionit të Leposaviqit.
XS
SM
MD
LG