Ndërlidhjet

Një ofertë për turizëm


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Kosova, edhe pse vend i vogël, ka mjaft resurse turistike, që krijojnë mundës për zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit, trashëgimisë kulturore dhe natyrore, thonë ekspertë të turizmit dhe zyrtarë të institucioneve të Kosovës. Megjithatë, ata theksojnë se duhet të punohet më shumë në përmirësimin e infrastrukturës në rajonet turistike.


Kosova në aspektin e atraksioneve që disponon dhe resurseve turistike, është jashtëzakonisht e gatshme për pritjen e turistëve. Zekë Çeku, udhëheqës i Kompanisë për Planifikim dhe Zhvillim të Turizmit thotë se Kosova ka potencialet më të mira për turizëm veror dhe dimëror në Evropën juglindore.

Kosova ka mjaft bukuri natyrore, siç janë Bjeshkët Rugovës me Grykën e Rugovës, Bjeshkët e Junikut, Dragashit, Deçanit, Shala e Bajgorës dhe shumë të tjera. Kosova ka një kapacitet mjaft të rëndësishëm të hoteleve, ku mund të akomodohen turistët”, thotë Çeku.

Sikur Kosova të ketë edhe në muajt e ardhshëm një vëllim të tillë, atëherë ajo vetëm brenda dy vjetëve do të arrinte në top-listën e vendeve më të
vizituara ...

Kosova po bën hapa përpara në planin e turizmit vendor edhe sipas kompanisë “Skyscanner”, e cila merret me përgjimin e turizmit në tërë botën. Sipas një studimi të kësaj kompanie, i cili është publikuar në muajin maj, Kosova ka arritur që nga vendi i 100-të në listë, të zhvendoset në të 67-in.

Sikur Kosova të ketë edhe në muajt e ardhshëm një vëllim të tillë, atëherë ajo vetëm brenda dy vjetëve do të arrinte në top-listën e vendeve më të vizituara në botë”, thuhet në njoftimin e "Skyscanner".

Përfaqësuesit e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në Departamentin e turizmit, thonë se vazhdimisht janë duke punuar në promovimin e resurseve turistike, por që edhe ata thonë se mbetet ende shumë për t'u bërë në këtë drejtim. Hysen Sogojeva, thotë se ka trende pozitive të rritjes së numrit të vizitorëve, të cilët dëshirojnë t’i vizitojnë rajonet turistike të Kosovës.
Me potencialet që i kemi, ne duhet të gjejmë metoda, mënyra dhe fusha ku do të mund të depërtojmë, t'i realizojmë dhe t'i shfrytëzojmë potencialet që i kemi.


Kosova ka shume resurse turistike. Me potencialet që i kemi, ne duhet të gjejmë metoda, mënyra dhe fusha ku do të mund të depërtojmë, t'i realizojmë dhe t'i shfrytëzojmë potencialet që i kemi”, shprehet Sogojeva.

Rajonet turistike që dallohen në Kosovë konsiderohet se janë Brezovica e Rugova, si qendra skijimi dhe rekreacioni, dhe po ashtu maja e Lubotenit, që njihet si maja më e lartë në Kosovë që e arrin lartësinë 2.656 metra.

Kosova është e pasur dhe e njohur edhe me atraksione të tjera turistike, siç janë Burimi i Drinit të Bardhë, Ujëvarat e Mirushës, një numër i konsiderueshëm shpellash, duke veçuar Shpellën e Gadimës dhe bifurkacionin e lumit Nerodime. Ndërkaq, si burime termale është e njohur Banja e Kllokotit dhe Banja e Pejës.

Për t’i bërë këto vende më atraktive, ekspertë të turizmit thonë se Kosova duhet të punojë më shumë në infrastrukturë. Zekë Çeku, thekson se institucionet nuk janë duke bërë asgjë në këtë drejtim.

Hoteleria e turizmit në Kosovë, në vend që të vendoset te prioritet, ajo nuk përfillet, më shumë merren me dënimin e tyre se sa me përkrahjen e bizneseve të tyre”, thotë ai.

Sfidë për institucionet e Kosovës ende mbetet zhvillimi dhe
promovimi i resurseve turistike.
XS
SM
MD
LG