Ndërlidhjet

Qeveria thotë se refugjatët mund të kthehen në Siri


Qeveria siriane, ju ka bërë thirrje për rikthim mijëra personave që kanë ikur në Turqi, për të shpëtuar nga dhuna e ushtrisë siriane që po shtyp protestat anti-qeveritare në veriun e vendit.

Më shumë se 8500 sirianë janë larguar në Turqi, ndërsa tanket janë vendosur në Xhisr al Shugur, në afërsi të kufirit me Turqinë. Dëshmitarët thonë se ushtarët ishin në operacion të kërkimit dhe më pas arrestimit në zonat përreth, derisa plaçkisnin dhe më pas digjnin shtëpitë.

Xhisr al Shugur, është qendra e protestave kundër regjimit të Presidentit Bashar al Asad, protesta këto që kanë nisur që tre muaj.
XS
SM
MD
LG