Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka akuzuar Serbinë për përdorim të taktikës zvarritëse për t’i shtyrë marrëveshjet eventuale në bisedimet Prishtinë – Beograd.
“Aq sa mund të shohim, qasja e Beogradit është zvarritja, humbja e kohës dhe mosarritja e zgjidhjeve efektive”, i tha zoti Hoxhaj së përditshmes beogradase, Danas.
Në këtë aspekt, ai këtë e krahasoi me pritjen e gjatë për arrestimin e të akuzuarit nga Tribunali i Hagës, Ratko Mlladiq.
“Është sikur me Ratko Mlladiqin, i cili u arrestua pas 16 viteve... ai u arrestua praktikisht në minutën e fundit”, tha Hoxhaj dhe shtoi se “mendoj se Serbia e ka të njejtën qasje ndaj bisedimeve me Kosovën. Do të zvarrisë sa më tepër që të jetë e mundshme për gjetjen e zgjidhjes në fazën finale”.