Ndërlidhjet

Filip Gordon nesër e viziton Prishtinën


Ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe Euroazi, Filip H. Gordon, nesër e viziton Kosovën.

Ambasada Amerikane në Prishtinë njoftoi se zoti Gordon, në Prishtinë, do të takohet me presidenten Atifete Jahjaga, dhe kryeministrin, Hashim Thaçi.

Vizita e zyrtarit amerikan realizohet në kuadër të një turneu diplomatik që ai po i bën rajonit.

Pritet që në Prishtinë, zyrtari i lartë i departamentit amerikan të shtetit, Filip Gordon, dhe kryeministri Hashim Thaçi, të nënshkruajnë një Memorandum Mirëkuptimi, me të cilin thuhet se detajizohet angazhimi i qeverisë së SHBA-ve për të ndihmuar institucionet edukative të Kosovës.

Ky memorandum, sipas njoftimit nga Ambasada amerikane, ndihmon edhe në realizimin e reformave përfshirë decentralizimin dhe përfshirjen e komuniteteve në menaxhimin lokal të shkollave fillore, përmirësimin e mësimdhënies përmes vlerësimeve dhe përmirësimin e mundësive për aftësim profesional për mësimdhënësit përmes qendrave trajnuese dhe programeve.

Këto pikësynime do të realizohen përmes një partneriteti në mes të USAID-it dhe Ministrisë së Edukimit, Shkencës dhe Teknologjisë, drejtorëve komunalë të edukimit, drejtorëve të shkollave dhe mësimdhënësve.
XS
SM
MD
LG