Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi ajror amerikan – 15 të vrarë


Zyrtarët e inteligjencës dhe banorët thonë se aeroplanat e dyshuar amerikanë pa ekuipazh, kanë hedhur sot raketa në Vaziristanin Jugor të Pakistanit, duke vrarë së paku 10 vetë.

Dy raketa e kishin goditur një makinë afër qytetit Vana, me ç’rast raportohet se janë vrarë së paku katër vetë.

Pak kohë pas kësaj, dy raketa të tjera e kanë qëlluar një kompleks në Vana, që i takon grupit Mullah Nazir, i cili është njëri nga grupet militante pakistaneze më me ndikim, që është i involvuar në luftimet kundër forcave amerikane, matanë kufirit në Afganistan.

Nga ky sulm raportohet se janë vrarë së paku gjashtë vetë.

Më vonë, zyrtarët thanë se raketat e kanë qëlluar një makinë në Vaziristanin Verior, duke vrarë pesë militantë të dyshuar.

Shtetet e Bashkuara, për më tepër se një vit, i kanë intensifikuar sulmet kundër caqeve të militantëve në rajonin fisnor përgjatë kufirit me Afganistanin.
XS
SM
MD
LG