Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Nga sulmi vetëvrasës – katër civilë të vrarë


Zyrtarët thonë se nga një sulmues vetëvrasë me bombë në pjesën lindore të Afganistanit, janë vrarë katër civilë.

Shpërthimi ka ndodhur sot në provincën Paktia, afër kufirit me Pakistanin.

Një zëdhënës lokal tha se cak i sulmuesit “qartazi ishte zyra e shefit të qarkut, por ai e hodhi në erë vetveten, para se të arrijë te zyra”.

Ky ishte sulmi i dytë vetëvrasës në Afganistan gjatë ditës së sotme.

Më herët pesë civilë dhe dy policë u vranë nga sulmi vetëvrasës në provincën Kapisa, në pjesën qendrore të Afganistanit.
XS
SM
MD
LG