Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Presidentja Jahjaga takoi Petersenin


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, zhvilloi sot një takim me ish-përfaqësuesin e posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Soren Jessen-Petersen.

Sipas një njoftimi nga presidenca, thuhet se Petersen e përgëzoi presidenten Jahjaga për punën e saj dhe vlerësoi se ajo është personi i duhur në momentin, kohën dhe vendin e duhur.

Ai ka vlerësuar se presidentja Jahjaga erdhi në krye të vendit në kohën kur siç tha, “ne mendonim se imazhi i Kosovës ishte rrënuar, posaçërisht pas raportit të Dick Marty-t, por u gjet zgjidhja më e mirë për Kosovën për faktin se jeni jopartiake, se jeni femër dhe faktor uniteti”.
Ndërkaq, presidentja Jahjaga i ka shprehur mirënjohje zotit Jessen-Petersen për kontributin dhënë çështjes së Kosovës, duke e konsideruar si një nga miqtë e vendit.

Ajo e njoftoi se do të krijojë grupin “Miqtë e Kosovës” pranë presidentes, ku do të marrin pjesë figurat e shquara ndërkombëtare, që do të lobojnë dhe do të punojnë për imazhin e vërtetë të Kosovës.
XS
SM
MD
LG