Ndërlidhjet

SHBA: Shqetësime për burgosjet në Bahrejn, kërkohet dialog


Shtetet e Bashkuara thanë sot se tensionet në Behrejn ishin të larta para dialogur të planifikuar kombëptar, pas javëve të protestave për demokraci dhe kanë kërkuar nga autoritetet të inkurajojnë popullin që të flasë.

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Majkël Posner, gjatë qëndrimit në kryeqytetin Manama, tha se Uashingtoni mbetet i shqetësuar për burgosjet e shtetasve të Bahrejnit, pa akuza, dhe për raportet për torutra gjatë hetimeve.

Ai ka shprehur mbështetje për dialogun e propozuar nga Mbreti Hamad bin Isa al-Kalifa, por ka bërë thirrje për transparencë, gjatë proceseve gjyqësore të disa njerëzve, të akuzuar për aktivitete ilegale gjatë protestave të këtij viti.
XS
SM
MD
LG