Ndërlidhjet

Greqi: Kryeministri propozon Qeveri të Unitetit


Raportohet se kryeminsitri i Greqisë, George Papandreou, ka propozuar Qeveri të Unitetit.

Raporti në Televizionin shtetëror grek u bë derisa Papandreou po synon fitimin e mbështetjes për masat e kursimit të kërkuara nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Më herët, policia e Greqisë kishte përdorë gaz lotsjellës kundër demonstruesve afër parlamentit, pasi mijëra protestues marshuan nëpër Athinë, në shenjë të kundërshtimit të masave të kursimit.

Disa njerëz ishin lënduar.

Autoritetet thanë se 20 mijë demonstrues të tjerë ishin tubuar në qytetin verior, Selanik,

Njëherësh, punëtorët nga sindikatat kryesore private dhe të sektorit publik u bashkuan në grevën 24 orëshe.
XS
SM
MD
LG