Ndërlidhjet

Nissan dhe Renault, negociojnë kontrollimin e AvtoVAZ-it


Një medium japonez raporton se prodhuesi francez i veturave, Renault, dhe partneri i tij japonez, Nissan, janë në bisedime finale për të fituar një përqindje të mjaftueshme të aksioneve për të kontrolluar AvtoVAZ-in, prodhuesin më të madh rust ë autoveturave.

Gazeta më e madhe ditore japoneze për biznes, Nikkei, ka raportuar se Nissani do të investoj 1 miliard dollarë për 25 % të aksioneve në prodhuesin rust ë veturave.

Renault në anën tjetër tashmë ka pronësinë e pak më shumë se 25 % të aksioneve në këtë kompani.

Një nga zëdhënësit e kompanisë, Nissan, nuk ka pranuar të komentojë këtë raport. Nissan dhe Renault më herët kishin paralajmëruar planet për të investuar 2 miliardë dollarë në Rusi, deri në vitin 2015.
XS
SM
MD
LG