Ndërlidhjet

Gejts: S'kemi bërë punë të mirë për të dëgjuar Karzain


Sekretari në largim i mbrojtjes amerikane, Robert Gejts, ka thënë se Uashingtoni shpesh “nuk ka bërë punë të mirë” për të dëgjuar presidentin afgan, Hamid Karzai, gjatë luftës gati dhjet vjeçare në Afganistan.

Gejts, i cili do të pensionohet në fund të qershorit, ishte duke dëshmuar para ligjvënësve amerikanë në një komitet të Senatit amerikan për mbrojtje. Si shembull, Gejts citoj polemikat rreth përdorimit të kontraktuesve privat amerikanë në Afganistan.

Gejst gjithashtu ka thënë se Karzai e ka informuar për qëllimin e tij që të jap dorëheqje në vitin 2014, ashtu siç e kërkon Kushtetuta e Afganistanit.

Në të kaluarën ka pasur spekulime se Karzai mund të bëjë përpjekje që të ndryshoj rregullat për të mbetur në pozitën e udhëheqësit më gjatë.
XS
SM
MD
LG