Ndërlidhjet

Opozita greke i thotë jo koalicionit me Papandreun


Kryeministri grek pritet sot të paraqes ndryshimet e propozuara në kabinetin e tij qeveritar me të cilin do e kërkojë votën e mirëbesimit në parlament, pas dështimit të negociatave me partitë opozitare.

Zyrtarë të partive opozitare kanë kërkuar dorëheqjen e Papandreut, si kusht për çfarëdo marrëveshje koalicioni.

Ai kërkon të fitojë përkrahje për shkurtimet e reja buxhetore që janë kërkuar nga BE-ja dhe FMN-ja. Papandreu duhet të shtyjë para një plan të ri të taksave, shkurtimin e shpenzimeve dhe të shes prona që i takojnë shtetit, për të fituar të drejtën e përfitimit të fondeve nga BE-ja dhe FMN-ja.

Masat e reja duhet që të marrin aprovimin e Parlamentit para fundit të këtij muaji nëse Greqia, shtet ky i zhytur në borxhe, synon të përfitojë fonde nga organizmat ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG