Ndërlidhjet

Forcat e Asadit vazhdojnë arrestimet e qindra sirianëve


Një aktivist i të drejtave të njeriut në Siri, ka thënë se forcat e sigurisë kanë arrestuar qindra meshkuj në një krahinë veriperëndimore e cila mbahet e rrethuar që një javë.

Mustafa Oso, ka thënë se arrestimet janë kryesisht të koncentruara në rajonin e Xhisr al Shugur, më sakt në qytezën Maret al Numan dhe fshatrat e afërta.

Ai ka thënë se trupat kanë hapur zjarr sot në afërsi të Maret al Numanit, një qytet me 100 mijë banorë, përgjatë autostradës që e lidh Damaskun me qytetin e dytë për nga madhësia, Alepo.

Ushtria siriane gjatë fundjavës ka lansuar një operacion në krahinën Idlib, pasi u vra një personel prej 120 pjesëtarëve në Xhisr al Shugur, nga ajo që qeveria ka thënë se kanë qenë grupe të armatosura.

Opozita thotë se ka pasur dezertorë që janë ekzekutuar nga bashkë-ushtarët e tyre.

Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë thënë se mbi 1400 sirianë janë vrarë që prej kryengritjes kundër regjimit të presidentit, Bashar al Asad, e cila filloj në mes të muajit mars.
XS
SM
MD
LG