Ndërlidhjet

Greva e punëtorëve çek e paralizon transportin urban


Punonjësit çekë po mbajnë grevë kundër propozimit të qeverisë për shkurtime buxhetore, duke e paralizuar sot transportin publik në tërë Republikën Çeke. Në Pragë, sistemi i metrosë ka mbetur i mbyllur për herë të parë në historinë e saj. Greva 24 orëshe e organizuar nga sindikata e punëtorëve përfshinë edhe trenat në tërë vendin.

Në Pragë, protestuesit kanë marshuar nga ministria e financave deri te zyra e kryeministrit. Me qëllim që t’i ikin tollovisë në trafik, shumë banorë të Pragës sot janë parë duke shkuar në punë me biçikleta.

Qeveria e qendrës së djathtë ka njoftuar se shkurtimet buxhetore janë të nevojshme për rikthimin në nivelin e duhur të financave publike të Çekisë.
XS
SM
MD
LG