Ndërlidhjet

logo-print

Daçiq: Jam kritikuar për qëndrimet e mia mbi Kosovën


Ministri serb i punëve të brendshme, Ivica Daçiq, ka thënë se u është nënshtruar presioneve të shumëanshme për shkak të qëndrimit për ripërcaktimin e kufijve me Kosovën.

"Në javët e kaluara, u jam nënshtruar kritikave të politikanëve, liderëve ‘nacionalë’ dhe liderëve partiakë, për faktin se kam përmendur ripërcaktimin e kufijve. Njëkohësisht, i jam nënshtruar edhe trysnisë së përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar, të cilët kanë vlerësuar se me këtë qëndrim, po e cenoj tërësinë territoriale të Kosovës”, ka thënë Daçiq në seancën e Kuvendit të Serbisë.

Ai pohon se Serbia duhet t’i qaset me pragmatizëm “zgjidhjes së problemit të Kosovës”.

“Edhe unë mendoj se Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë, por e kemi një situatë, kun ë njërën anë gjendet sistemi ligjor vendës dhe në anën tjetër, fuqitë më të mëdha botërore. Nuk besoj se mundësitë në rrafshin ndërkombëtar do të jenë ndryshe në disa dekadat e ardhshme dhe se pozicioni ynë mund të jetë më i mirë”, ka thënë Daçiq.
XS
SM
MD
LG