Ndërlidhjet

ILO aprovon të drejtat e punonjësve të shtëpisë


Organizata Botërore e Punës, sot e ka aprovuar një traktat që i njeh të drejtat e punës së miliona shërbyesëve, dadove dhe kuzhinierëve në të gjithë botën.

Agjencia e OKB-së, e cila vendos standardet për punonjësit në tërë botën, ka votuar për të aprovuar konventën e re sa i përket punonjësve të shtëpisë në takimin vjetor të saj në Gjenevë.

Sipas të dhënave të ILO-s, në tërë botën ekzistojnë së paku 52.6 % punonjës të shtëpisë. Konventa e re thotë se atyre duhët dhënë të drejtat e punës siç janë pushimet dhe sigurimet shëndetësore, për herë të parë.

Konventa është adoptuar me 396 vota pro, 16 kundër dhe 63 abstenime.

Pas këtij aprovimi, që të filloj zbatimi i saj, duhet qeveritë e çdo vendi ta ratifikojnë atë.
XS
SM
MD
LG