Ndërlidhjet

Çekia tërhiqet nga oferta për sistemin mbrojtës raketor


Zyrtarët çekë thonë se Praga ka vendosur që të tërhiqet nga një prej aspekteve të planit amerikan të mbrojtjës raketore, duke thënë se ky shtet vazhdon të jetë i gatshëm që të marrë pjesë në këtë plan, por jo në mënyrën se si është ofruar nga Uashingtoni.

Ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Vondra, ka thënë se Republika Çeke e ka vlerësuar një ofertë amerikane që të pranojë një sistem për paralajmërim të hershëm, mirëpo ka vendosur që të mos marrë pjesë në këtë propozim.

Vondra ka bërë këto komente pasi është takuar me Zëvendës Sekretarin e Mbrojtjes amerikane, Uilliam Lin, në Pragë.

Në kohën kur President i SHBA-ve ishte, Xhorxh Bushi i ri, Republika Çeke ishte zgjedhur si vend ku do vendosej një stacion i radarit që do punonte në tandem me 10 interceptorë të raketave që do të vendoseshin në Poloni.

Mirëpo, Presidenti Barak Obama, e ka ndryshuar atë plan në favor të një programi të ri në faza ku kishte një rol më të vogël për Çekët.
XS
SM
MD
LG