Ndërlidhjet

BE: Të ndarë rreth Kosovës


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

Njohja e pavarësisë se Kosovës është një çështje rreth të cilës ne në Evropë jemi të ndarë, këtë po e pranoj, dhe ne po bisedojmë mes vete”, ka thënë sot ministri i jashtëm i Hungarisë Janos Martoni duke folur për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e zgjerimit në komitetin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian.

Ai ka thënë se ai personalisht, në biseda me vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, u thotë atyre se është e nevojshme që të njihet pavarësia e Kosovës.

Ne kemi argumentet tona, por edhe vendet që nuk e kanë njohur thonë se i kanë argumentet e tyre. Ne nuk mund të ndërhyjmë nga jashtë, por iu themi se duhet të lëvizim në rastin e Kosovës” ka thënë Martoni, vendi i të cilit do të përmbyllë presidencën 6 mujore të BE-së pas disa ditësh.

Ai ka folur për procesin e zgjerimit të BE-së, si një proces me rëndësi strategjike, dhe ka thënë se suksesi i jashtëzakonshëm i Kroacisë, e cila se shpejti do të përmbyllë negociatat e anëtarësimit, shërben si një sinjal pozitiv për vendet e tjera të rajonit.

Ai ka paralajmëruar se mund të ketë sukses edhe në rastin e Serbisë, Malit të Zi, dhe ndoshta edhe të Maqedonisë.

Serbia po lëvizë shumë shpejtë. Dhe ajo pret jo vetëm të marrë statusin e kandidatit, por edhe datën e nisjes së negociatave. Mirëpo, ndër rastet më problematike në Ballkan mbeten Bosnja e Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova” shtoi Martoni.

Ai tha, se sipas tij, është arritur një përparim i dukshëm edhe në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, dhe se pret rezultate konkrete së shpejti.

Ministri i jashtëm i Hungarisë, ka thënë se vendi i tij i kishte dhënë një prioritet të madh procesit të zgjerimit, si proces i cili ndihmon në stabilizimin e rajonit të Ballkanit. Ai shtoi se duhet të vazhdojë ky proces në mënyrë që të zgjerohet ndikimi i BE-së në rajon.

Kishte parlamentarë që pyetën nëse në BE duhet të ketë më shumë presion ndaj vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Ne e kuptojmë se po bëhet presion ndaj Serbisë, mirëpo, tash duhet të shikojmë njohjen e Kosovës edhe si problem të brendshëm mes vendeve të Bashkimit Evropian”, tha një deputete nga Gjermania.
XS
SM
MD
LG