Ndërlidhjet

Gjeneralit të ushtrisë pakistaneze, Kajani, i rrezikohet pozita


Mediat amerikane raportojnë se shefi i ushtrisë pakistaneze, Gjenerali Ashfak Kajani, është duke luftuar që ta mbaj këtë post pas presioneve çdo herë në rritje nga brenda ushtrisë që të reduktojë lidhjet me SHBA-të.

Nju Jork Tajms dhe Uashington Post kanë raportuar se gjeneralët kryesor dhe oficerët janë të zemëruar në lidhje me atë që ata e shohin si afërsi të Kajanit me Uashingtonit pas ngjarjes së muajit të kaluar kur forcat amerikane e vranë Osama bin Ladenin në brendi të territorit pakistanez.

SHBA-të e kanë mbajtur sekret operacionin që e zemëroi ushtrinë dhe shërbimin sekret të Pakistanit.

Një zyrtar amerikan duke folur në kushte anonimiteti, ka thënë se Kajani është “duke luftuar që të mbijetojë”.

Marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Pakistanit në aspektin e sigurisë kanë arritur në një nivel edhe më të ulët që prej sulmeve të 11 shtatorit 2001, duke kërcënuar kështu programet kundër terrorizmit.

Pakistani gjithashtu i ka bërë presion Uashingtonit që t’i jap fund fushatës së tij me aeroplanë pa pilotë në zonën pakistaneze të kontrolluar nga fiset, përgjatë kufirit me Afganistanin.
XS
SM
MD
LG