Ndërlidhjet

Shqipëria ia paguan Rusisë borxhin e komunizmit


Shqipëria do të fillojë të paguajë borxhin prej 36 milionë dollarësh Rusisë, borxh ky i 50 viteve më parë, që daton nga koha e komunizmit.

Zyra e presidentit të Shqipërisë ka thënë përmes një komunikate për media se borxhi që do të paguhet në vitet e ardhshme, daton nga viti 1960, kur regjimi komunist i Enver Hoxhës kishte marrë para hua nga Bashkimi Sovjetik i atëhershëm.

Pjesa e parë prej 1.36 milionë dollarësh do t’i paguhet Rusisë në fund të qershorit, kanë thënë zyrtarët e Ministrisë së Financave.

Një marrëveshje e nënshkruar mes të dy qeverive e obligon Shqipërinë që t’i paguajë dëmshpërblim Rusisë, po që se pagesat nuk bëhen me kohë
XS
SM
MD
LG