Ndërlidhjet

Dugolli, ambasador jorezident në Luksemburg


Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës, Ilir Dugolli, është akredituar ambasador jorezident në Luksemburg.

Ministria e Punëve të Jashtme e Luksemburgut, përmes një note verbale, e ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës me këtë vendim të Qeverisë së Luksemburgut.

Sipas këtij vendimi, ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Ilir Dugolli, është akredituar si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Luksemburg, me rezidencë në Mbretërinë e Belgjikës.

“Akreditimi i ambasadorit Dugolli në Luksemburg, është një hap i rëndësishëm në vazhdën e përpjekjeve të shtetit të Kosovës për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe forcimin e bashkëpunimit bilateral me shtetet që e kanë njohur Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
XS
SM
MD
LG