Ndërlidhjet

Ferid Murad- Qytetar Nderi i Kosovës


Fituesit të çmimit Nobel për mjekësi, Ferid Muradit, i është dorëzuar sot dekorata “Qytetar Nderi i Kosovës”, nga ana e presidentes Atifete Jahjaga.

“Kjo dekoratë iu dha dr.Muradit për kontributin e tij fundamental në fushën e mjekësisë dhe për nderin që i bën vepra e tij popullit të Kosovës”, thuhet në një njoftim për media të kabinetit të presidentes.

Murad ka thënë se është i nderuar me dekoratën, ndërsa ka theksuar se për Kosovën “është me rëndësi që të ketë arsim cilësor, në mënyrë që ajo të zhvillohet ekonomikisht dhe të bëhet konkurruese”.

Po ashtu, ai theksoi se është me rëndësi që atyre që shkojnë jashtë për të studiuar t’iu krijohen kushtet për të kontribuar në vendin e vet, sepse secili, “në fund, më së shumti ka dëshirë të kontribuojë për atdheun e vet”.
XS
SM
MD
LG