Ndërlidhjet

Pentagoni i shqetësuar nga sulmet kibernetike


Një zyrtar i lartë i Pentagonit ka paralajmëruar se kërcënimet kibernetike kundër qeverisë dhe kompanive janë duke u rritur, duke thënë se duhet bashkëpunim më i madh për t’u mbrojtur prej tyre.

Duke folur në një konferencë për sigurinë në Francë, zëvendësekretari amerikan i mbrojtjes, Ulliam Lin, tha se kërcënimet kibernetike po rriten, nga ndërhyrjet në rrjet, ndërprerjet e shërbimit e deri te sulmet e mundshme mbi infrastrukturën, që sipas tij mund të shkaktojë dëme fizike dhe “madje edhe humbje jetësh”.

Lin tha se një grup terrorist mund të pengojë ose shkatërrojë sistemet kompjuterike- dhe theksoi se Al Kaida ka shprehur dëshirën që të kryejë një sulm kibernetik.
XS
SM
MD
LG