Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë: Emërimi i Zavahrit s'është befasi


Shtëpia e Bardhë ka thënë se vendosja e Ajman al-Zavahrit në krye të Al Kaidës, si pasues i Osama bin Ladenit, nuk është befasuese dhe se kjo nuk “e ndryshon faktin se ideologjia e Al Kaidës ka bankrotuar".

“Sigurisht se nuk është befasi”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Kerni, i pyetur nga gazetarët që të komentojë lajmin se Zavahri ka marrë komandën e Al Kaidës, pas vrasjes së bin Ladenit nga SHBA, në muajin maj në Pakistan.
XS
SM
MD
LG