Ndërlidhjet

Spanja dëbon ambasadorin libian


Spanja tha se e ka dëbuar ambasadorin e Libisë si reagim ndaj represionit të Muamer Gadafit mbi civilët.

Ministria e Jashtme përmes një komunikate sqaroi se ka kërkuar nga ambasadori Ageli Abdusalam Ali Breni, që brenda 10 ditësh ta lë vendin.

Spanja po ashtu ka dëbuar tre zyrtarë libianë nën dyshimet për aktivitete spiunazhi.

Spanja më 8 qershor ka njohur Këshillin Kombëtar Tranzitor si përfaqëues të vetëm legjitim të popullit të Libisë.
XS
SM
MD
LG