Ndërlidhjet

Gejts: Pakistani mbetet aleat kryesor i SHBA-ve


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, tha se Pakistani mbetet aleat kryesor i Shteteve të Bashkuara dhe se ka rol madhor në ndihmën për sigurinë në Afganistan, derisa trupat amerikane e fillojnë tërheqjen e paraparë nga rajoni, muajin e ardhshëm.

Sekretari i mbrojtjes në largim, Robert Gejts, u tha gazetarëve mbrëmë vonë, se marrëdhëniet SHBA – Pakistan, janë të “komplikuara”, por të dy palëve u duhet bashkëpunimi për mbajtjen e stabilitetit rajonal.

Në konferencën finale për gazetarë në Uashington, ai theksoi se ndërhyrja amerikane e 2 majit, nga e cila u vra, Osama bin Laden, ka shkaktuar tmerr në mesin e udhëheqjes së Pakistanit.
XS
SM
MD
LG