Ndërlidhjet

SHBA: Obama, Petraeus diskutuan për tërheqje nga Afganistani


Presidenti amerikan, Barak Obama, është takuar me komandantin më të lartë ushtarak të NATO-s dhe të SHBA-ve, në Afganistan, David Petraeus, për të diskutuar një varg opsionesh për fillimin e tërheqjes së forcave amerikane nga Aganistani, në muajin korrik.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni, tha se gjenerali Petraeus, së bashku me anëtarët e tjerë të ekipit për siguri kombëtare të SHBA-ve, u takuan me Obamën mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë.

Karni tha se Petraeus e ka paraqitur “një varg të opsioneve” për reduktimin e trupave amerikane në Afganistan.

Por ai nuk ka dhënë detaje për opsionet.

Pritet që presidenti Obama, në mënyrë publike, së shpejti, do ta shpallë vendimin për uljen e numrit të trupave amerikane në Afganistan.

Aktualisht, në Afganistan, gjenden afro 100 mijë ushtarë amerikanë.
XS
SM
MD
LG