Ndërlidhjet

Greqi: Papandreou e ndërroi ministrin e financave


Kryeministri i Greqisë, George Papandreou, e ka ndërruar ministrin e deritashëm të financave, në kuadër të ndryshimeve të gjëra në kabinetin e tij, për shkak të shqetësimeve për krizën financiare të ktëij vendi.

Një zëdhënës i qeverisë tha sot se ish ministri i mbrojtjes, Evangelos Venizelos, do të bëhet ministër i ri i financave, duke e zëvendësuar atë të deritashmin, George Papaconstantinou, i cili tash e tutje do ta drejtoj ministrinë e ambientit.

Ndryshimet në qeveri pritet ta ulin pakënaqësinë e gjërë lidhur me masat e ashpra të kursimeve, që shihen si esenciale për parandalimin e kollapsit financiar të Greqisë.
XS
SM
MD
LG