Ndërlidhjet

SHBA: Zavahirin e pret fati i njëjtë si bin Ladenin


Shtetet e Bashkuara thanë se lideri i ri i al-Kaidës, Ajman al-Zavahiri, është imitim i zbehtë i Osama bin Ladenit dhe kanë tërhequr vërejtjen se edhe Zavahirin e pret fat i ngjashëm me atë të paraardhësit të tij të vrarë.

Komandanti i lartë i ushtrisë amerikane, Majk Malen, tha se forcat e Shteteve të Bashkuara, synojnë t’i bëjnë Zavahirit trajtimin e njejtë sikur që e kishte bin Ladeni, i cili u vra më 2 maj nga forcat speciale amerikane në Pakistan.
XS
SM
MD
LG