Ndërlidhjet

Dokumentet: Ish shefi i FMN-së pretendon imunitet diplomatik


Dokumentet gjyqësore amerikane tregojnë se ish shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus-Kan, ka pretenduar imunitet diplomatik, pas arrestit të tij në Nju Jork, me akuza se është përpjekur për dhunimin e një ndihmëse të hotelit.

Dominik Shtraus-Kan, që dha dorëheqje nga posti i shefit të FMN-së më 14 maj, pasi u arrestua, nuk ka imunitet të plotë diplomatik, por vetëm imunitet të ndërlidhur me aktet e bëra në “kapacitetin zyrtar” si drejtor menaxhues i FMN-së.

Shtraus-Kan, 62 vjeçar, i ka hedhur poshtë akuzat për sulm seksual dhe gjendet në arrest shtëpiak në Nju Jork, në pritje të procesit gjyqësor.
XS
SM
MD
LG