Ndërlidhjet

logo-print

Gjermani, Francë: Investitorët privatë ta ndihmojnë Greqinë


Gjermania dhe Franca thanë sot se investitorët privatë duhet ta ndajnë barrën për ndihmën e ardhshme për Greqinë në baza vullnetare.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Nikollas Sarkozi, duke folur në konferencn e përbashkët për shtyp në Berlin, thanë se Greqisë i duhet ndihmë urgjente për ta sigurar stabilitetin e monedhës euro.

Të dy liderët thanë se pjesëmarrja “vullnetare” e krditorëve privatë do të ishte e mirëseardhur.

Megjithatë, ata theksuan se një lëvizje e këtillë duhet të koordinohet me Bankën Qendrore Evropiane.
XS
SM
MD
LG