Ndërlidhjet

Bjellorusi: Llukashenka i fajëson gazetarët për krizën


Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Llukashena, sot i ka fajësuar gazetarët se kanë luajtur rol të madh në nxitjenn e krizës ekonomike në këtë vend.

Aktualisht Bjellorusa po kalon nëpër një krizë të madhe, që çoi në devaluim prej 36% të monedhës dhe inflacion të madh.

Në një konferencë për shtyp, që u transmetua në televizion, ai tha se gazetarët “e luajtën rolin më të madh në krijimin e panikut”, ndërsa forcat e jashtme e shfrytëzuan “plehun e quajtur Internet” për të përhapur dezinformime.

Ai ka tërhequr vërejtjen se do t’i “mbyllë” kufijtë e vendit dhe kufizoj importet, nëse kriza ekonomike përkeqësohet.
XS
SM
MD
LG